Era e fuqishme, deri ne 20 m/s, ka shkaktuar mbytjen e pesë varkave të vogla të peshkimit në zonën e plazhit të vjetër në qytetin e Vlorës. Gjithashtu, nga moti i keq është pezulluar lundrimi në det edhe në qytetin e Durrësit dhe dy tragetet të linjës se Barit nuk kanë mbërritur ende.
Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme Detare, përpara tre ditëve bëri me dije se do të kishte një përkeqësim moti dhe të gjithë subjektet që operonin në fushën e detarisë duhet të merrnin masa. Ashtu si u parashikua, vendi ynë u përfshi nga erëra me drejtim nga jugu në juglindje dhe forca e detit arriti deri në 8 ballë në det të hapur.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndërkaq njoftoi se në Vlorë era e fortë ka dëmtuar fiderin “Vlora 1”. Ekipet e OSHEE janë në terren për të riparuar defektin që ka lënë pa energji edhe spitalin e qytetit. Por moti i keq nuk i favorizon ekipet që duhet të merren edhe me shtyllat e rrëzuara. Defekte ka edhe në Fier.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje