Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se po punojnë për rritjen e sigurisë në furnizimin me energji elektrike.
Sipas OSHEE, ndërhyrjet në fidera dhe masat e ndërmarra pritet të lehtësojnë ngarkesën në rrjet përgjatë këtyre ditëve me temperatura të ulëta.
“Drejtoria Rajonale Tirane, Njësia 1, janë duke punuar aktualisht për rritjen e sigurisë në furnizimin me energji elektrike, duke ndërhyrë në dy fidera pranë Unazës se Re, Astiri, etj. Këto masa pritet të lehtësojnë ngarkesën në rrjet përgjatë ditëve me temperatura të ulëta”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje