Shtëpia e Bardhë tha se kishte kërkuar kontakte me Korenë e Veriut që nga mesi i muajit shkurt dhe nuk kishte marrë një përgjigje.
Dhe menjëherë nga Pheniani, vjen një deklaratë e “rëndë”, e nënshkruar nga Kim Yo-jong, motra e Marshallit Kim Jong-un.
“Një këshillë për administratën e re të SHBA-ve, që dëshiron të përhapë erën e barutit në tokën tonë dhe përtej oqeanit: nëse doni të flini të qetë në katër vitet e ardhshme, shmangni ngritjen e pluhurit në hapin e parë…”.
Këto në fakt nuk janë fjalë të zgjedhura rastësisht. “Era e barutit” në mënyrë metaforike i referohet manovrave ushtarake që amerikanët dhe koreano-jugorët po kryejnë këto ditë.
Ky është një operacion komandimi dhe kontrolli i simuluar nga sistemet kompjuterike (CPX, “Command Post Exercise” në terma teknikë).
Asnjë zhvendosje e ushtarëve, tankeve dhe armëve, por Pheniani e konsideron çdo provë në Jug të paralelit të 38-të, si një provokim dhe përgjigjet gjithmonë me fyerje dhe ndonjëherë me zjarr artilerie.
Këtë herë, Motra Kim-it, e ka mbajtur të ulët zhurmën e protestës: asnjë fyerje personale ndaj Biden. Fjalimi i saj, duket më shumë si një komunikatë.
Megjithëse nuk duket miqësore, është njohja e parë e regjimit për zgjedhjen e Joe Biden si president i SHBA-ve.
Dhe kjo përkon me mbërritjen në zonën pranë gadishullit të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Blinken dhe kreut të Pentagonit, Austin, të cilët ndodhen këtë të martë në Tokio dhe nesër në Seul.
Në vitin 2018, pasi u takua me Kim Jong-un në Singapor, ish-presidenti Donald Trump njoftoi pezullimin e manovrave ushtarake në gadishullin korean.
Operacionet që atëherë janë reduktuar, shpesh të kondensuara në simulime pa vendosjen e forcave në fushë.
Protesta e Phenianit kundër këtyre lojërave të kompjuterizuara të luftës, mund të sigurojnë gjithashtu një mundësi për të rifilluar dialogun, duke e përqendruar atë në një moratorium.
Ndoshta Kim Yo-jong, tani po pret një sinjal konkret nga Uashingtoni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje