Zhoze Mourinjo këmbëngul për Granit Xhakën, mesfushorin që e vlerëson si lojtarin e duhur për të përforcuar Romën. Përveç aftësive tekniko-taktike, portugezi e konsideron futbollistin me origjinë shqiptare një lider, ndaj dhe klubi po i provon të gjithë mënyrat për t’ia plotësuar dëshirën.
Oferta e parë e Romës, 13 milionë euro plus bonuse, nuk e ka bindur Arsenalin, që për Xhakën kërkon të paktën 20 milionë. Klubi italian tashmë kë vendosur të përfshijë në tratativa edhe dy lojtarë, njëri nga të cilët është Diavara, i cili luan në mesfushë si Xhaka dhe që prej kohësh u pëlqen anglezëve, që në kohën kur ai luante me Bolonjën, para se të transferohej te Napoli. Roma për të pagoi 21 milionë në 2019-ën dhe tani e vlerëson rreth 15 milionë, por mund ta sakrifikojë edhe për 10.

Nga Turqia ndërkohë janë shtuar zërat për një kalim të mundshëm të Çengiz Under tek Arsenali. Lojtari po përgatitet për Europianin dhe nuk kaloi një sezon të mirë te Leiçesteri, që ia ka bërë të ditur Romës se nuk do ta blejë sulmuesin. Klubi do të vendosë bashkë me Mourinjon, nëse do t’i japë një shans tjetër turkut, apo do ta shesë.
Tek Arsenali e pëlqejnë shumë sulmuesin, sipas shtypit turk. Ai mund të shitet 5-6 milionë. Në tratativat për Xhakën mund të shkonte shumë mirë ekonomikisht, por Arsenali po reflekton për faktin se Under hasi vështirësi në vitin e parë në Premier Ligë. Në çdo rast, Roma do trë bëjë gjithçka për të marrë Xhakën sa më parë, edhe nëse Arsenali nuk pranon lojtarë në këtë marrëveshje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje