Futboll

Mourinjo fiksohet me shqiptarët, Milot Rashica është ideja e fundit e Romës

Ideja e fundit e Romës për sulmin është Milot Rashica, lojtari i Kosovës. Mourinjo duket i fiksuar pas lojtarëve shqiptarë. Pas Granit Xhakës për mesfushën, ai kërkon edhe Rashicën për të fuqizuar krahët e sulmit. Xhakës i skadon kontrata në 2023-shin dhe Arsenali kërkon rreth 20 milionë. Pinto po ndjek profile të ndryshme lojtarësh në gjithë botën dhe mes tyre spikat edhe Milot Rashica.

Kosovari 24-vjeçar luan me Verderin e rënë nga Bundesliga, ndërsa ndaj Maltës shënoi 2 gola me Kosovën. Nëse Granit Xhaka dhe Milot Rashica do t’i bashkoheshin Marash Kumbullës te Roma, do të ishte vërtet diçka e bukur, 3 shqiptarë në një skuadër të madhe europiane.

Xhaka dhe Mourinjo. Gazeta Si, 5 qershor 2021

Zhoze Mourinjo dhe familja Friedkin pritet të takohen këto ditë në Londër. Pavarësisht vështirësive ekonomike që klubi duhet të përballojë, duhen qartësuar nevojat në merkato dhe sidomos për ata lojtarë që marrin pjesë në Europian, që mund të jetë një vitrinë dhe kështu do të rriste konkurrencën dhe rrjedhimisht edhe çmimin e tyre.

Për portën Mourinjo kërkon Rui Patricion, 33-vjeçarin e Portugalisë dhe Volvehemptonit, që mund të shesë për 5 milionë euro. Edhe Hugo Loris, titullari i Francës, është një alternativë, por Totenhemi kërkon 7-8 milionë. Emri I tretë në listë është Shezni.

Për mbrojtjen sytë janë tek Aké dhe Rudiger, i pari 26-vjeçari holandez i Mançester Sitit dhe i dyti një emër i njohur te Roma, pasi ka luajtur edhe më parë për të. Gjermani është 28 vjeç dhe është një nga liderët e Çelsit kampion Europe, por duhen 28 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë