Nga trajner në editorialist. Zhoze Mourinjo, pas shkarkimit nga Totenhemi, do të bëjë rolin e editorialistit për prestigjiozen britanike “The Sun” gjatë Europianit të kësaj vere. Lajmi është konfirmuar nga vetë tabloidi anglez.
Vitet e fundit gjërat nuk kanë shkuar mirë për Mourinjon në Angli, ku është shkarkuar nga detyra më parë nga Mançester Junajtid dhe tashmë nga Totenhemi, pa lënë gjurmë për aq kohë sa i ka drejtuar këto klube me emër në Angli. Portugezi, pas sukseseve me Porton, Çelsin, Realin dhe Interin vite më parë, nuk ka mundur të bëjë diçka për t’u mbajtur mend dhe nuk është më “Special One”.

Megjithatë, Mourinjo mbetet gjithmonë një figurë e rëndësishme e futbollit europian, veçanërisht për deklaratat e tij thumbuese dhe polemikat që krijon. Editorialet e portugezit me siguri do të ngjallin interes, jo më kot është përzgjedhur nga tabloidi britanik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje