Futboll

Mourinjo kapet mat në Gjermani, “spiunon” kundërshtarin në Champions

Zhoze Mourinjo nuk mund të rrijë asnjë moment pa futboll, edhe kur kampionati i Premier League është pushim. Trajneri portugez i Totenhemit këtë fundjavë kishte udhëtuar drejt Gjermanisë për të ndjekur një ndeshje të Bundesligës, jo një ndeshje dosido, por sfidën mes Bajernit të Mynihut dhe Lajpcigut.

Arsyeja është e thjeshtë: Mourinjo kishte shkuar për të “spiunuar” kundërshtarin e radhës të Totenhemit në Champions League. Ai kishte shkuar i maskuar në stadium, por në fakt nuk ka mundur t’i shpëtojë fokusit të telekamerave. Sipas “The Sun”, trajneri i Totenhemit është parë në tribunë me një kapele të errët dhe me shall, pasi nuk donte të binte në sy të të tjerëve, veçanërisht të medies.

Mourinjo, duke ndjekur ndeshjen Bajern-Lajpcig. Gazeta Si, 10 shkurt 2020

Por nuk ia ka arritur qëllimit, sepse telekamerat e televizionit zyrtar të kampionatit gjerman e kanë kapur praninë ‘speciale’ të portugezit dhe e kanë fokusuar një moment. Totenhemi ndeshet me Lajpcigun në fazën e 1/8-ave në Champions League dhe trajneri i anglezëve ka dashur ta shohë vetë ekipin gjerman nga afër në një ndeshje kampionati. Me siguri ka mbajtur shënime për lojën e Lajcigut, që mori një barazim të rëndësishëm në fushën e Bajernit, duke qëndruar 1 pikë pas bavarezëve në klasifikim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë