Ne rrjet

Mund të keni frikë nga deti, por pishinat janë më të sigurta (nëse kanë klor)

Ndoshta këtë verë nuk do të mund të laheni në det, por ajo që është e sigurtë është se mund të laheni në pishinë. Në një studim të hartuar nga Instituti Italian i Shëndetit është zbuluar se uji i pishinave ka klor dhe siç e shpjegojnë ekspertët, klori vret mikrobet dhe për këtë arsye vret edhe koronavirusin.

Studimi

Ai thekson se notarët nuk do të duhet të veshin maskën e famshme, por kushdo që hyn në ujë do duhet të mbajë një distancë të caktuar nga njerëzit e tjerë, siç është këshilluar e përshtatshme pas shpërthimit të koronavirusit dhe që tashmë jemi mësuar.

Specialisti i bordit të Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive (Simit), Marco Tinelli është shprehur se noti është i sigurtë nëse ne do të respektojmë distancën.

LEXO EDHE:
Mbijetesa e Covid-19 në ujë. A ta mban të hysh në det sivjet?

“Duke respektuar distancën, noti është tashmë i sigurt, virusi në ujë do të vritej menjëherë nga klori. Rregullat theksonin se në pishina notarët do duhet të rrinin 7 metra larg njëri-tjetrit, por edhe një distancë më e vogël mund të aplikohet. Sigurisht që mbipopullimit në pishina si më parë nuk kanë gjasa të ndodhin sërish. Klorifikimi i ujit duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme. Në respektimin e distancës përdoruesit e pishinave do të duhet të jenë të ndërgjegjshëm vetë. Ata që kanë shenja të infeksionit ose që kanë pasur kontakte me të infektuarit, duhet të qëndrojnë larg pishinave. Mund të ndodhë që, pasi të keni hyrë në qendrat e pishinave, t’i nënshtroheni termosskanerit, të kontrolloni temperaturën e trupit dhe më pas të hyni në pishina”, është shprehur ai.

Tashmë të gjithë ato që duan të ikin në pishina janë të qetë dhe mjafton që të ndjekin rregullohen e hartuar nga Federata Italiane e Notit, e cila gjithashtu u ka rekomanduar menaxherëve të objekteve, që të shfaqin në zona të dukshme rregullore shpjeguese që duhet të ndjekin ata që hyjnë në pishina.

Në këtë fazë të pasigurt dhe kalimtare thuhet ndër të tjera në studim do të parashikohet një sistem më kufizues kontrolli higjieno-sanitar sesa rregullat e tanishme.

Studimi thekson se pishinat italiane janë ambiente që duhet të konsiderohen të sigurta nga përhapja e koronavirusit.

*Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji*


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë