Teksa pritej që në Gjykatën e Krimeve të Rënda organi i akuzës të jepte pretencën për Klement Balilin, i etiketuar ndryshe si “Eskobari i Ballkani”, seanca ka dështuar sërish.
Shkak është bërë mungesa e avokatit të zgjedhur nga Balili, Theodhori Sollaku, ndërsa avokati i caktuar nga Gjykata, Remzi Ponari, kërkoi kohë të njihej me dosjen.
Seanca e radhës kur pritet pretenca e Prokurorisë është shtyrë më 2 prill në orën 13:30.
Ndërkohë, vetë Balili, me anë të një deklarate të lëshuar nga paraburgimi, kërkonte shtyrjen e seancës, pasi nuk mund të merrte pjesë për arsye shëndetësore.
Klement Balili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave. Si prova fajësie u renditën përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje