Bota

Mungesa e ushqimeve, qytetarët në Kinë po këmbejnë celularë dhe cigare për ushqime

Qytetarët e Xian në Kinë, po bëjnë shkëmbime ushqimesh nga shqetësimi për mungesë produktesh.

Ata po shkëmbejnë cigare dhe pajisje teknologjike për ushqime. Rreth 13 milionë banorë janë izoluar në shtëpitë e tyre që nga 23 dhjetori për shkak të rasteve të reja me Covid-19.

Në platformat si Weibo, njerëzit kanë shkëmbyer cigare për disa lakra, detergjent në këmbim të mollëve dhe produkte higjienike në këmbim të perimeve. Disa kanë qenë  optimistë dhe kanë falënderuar fqinjët e tyre për vullnetin e mirë që kanë treguar.

Qyteti Xian është kthyer në epiqendër të shpërthimit të ri të pandemisë në Kinë, prandaj autoritetet lokale janë duke zbatuar masa të ashpra, të cilat janë kritikuar gjerësisht.

Ky është shpërthimi më i rëndë i pandemisë në Kinë.

Masat e ashpra synojnë zhdukjen e rasteve me Covid para vitit të ri Hënor në Kinë që mbahet në shkurt.

Burimi: BBC /Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë