Futboll

Muriqi e Rrahmani mes zhgënjimeve të mëdha, 6 muaj kohë për të reaguar

Deri në këtë pikë të kampionatit janë të shtumtë futbollistët që kanë zhgënjyer totalisht në Serinë A. Në një listë të gjatë të “Sportmediaset” figurojnë edhe dy futbollistët e Kosovës, sulmuesi Vedat Muriqi dhe mbrojtësi e kapiteni Amir Rrahmani. Të dy larg pritshmërive dhe që kanë vetëm 6 muaj kohë për ta ndryshuar situatën ku ndodhen.

Për Muriqin është folur shpesh kohët e fundit. Shtypi sportiv, por edhe vetë presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, e kanë konsideruar një dështim, duke fajësuar edhe Igli Taren për 20 milionë eurot e shpenzuara për të në verë. Muriqi ka luajtur si zëvendësues kryesisht, nuk ka shënuar asnjë gol dhe mbi të gjitha nuk ka bindur në lojë në asnjë moment. Mund të jetë çështje ambientimi dhe që tani ka zëra për një rikthim të tij në Turqi, në formë huazimi.

Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napolit. Gazeta Si, 2 janar 2021

Edhe Rrahmani, ish-lojtari i Partizanit, bëri bujë me kalimin nga Verona te Napoli, por 0 ndeshje dhe 0 minuta tregojnë qartë se kjo aventurë nuk ka shkuar mirë për të. Trajneri Gatuzo pret më shumë nga mbrojtësi kosovar, që ashtu si Muriqi, ka pak kohë në dispozicion për ta kaluar situatën në favor të tij.

Në listën e zhgënjimeve bëjnë pjesë edhe shumë emra të tjerë të njohur të kampionatit italian, si Naingolan, Kolarov dhe Vidal të Interit, Kalejon, Bonaventura dhe Amrabat të Fiorentinës, Mirançuk i Atalantës, Deulofeu dhe Perez të Udinezes, Artur i juventusit, Xapakosta i Xhenoas, Ounas i Kaljarit dhe Iago Falke i Beneventos.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë