Politike

Murrizi shfaqet i bindur: Meta shkon sërish në prehrin e Ramës

Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, tha se Ilir Meta dhe Edi Rama e kanë arritur marrëveshjen e dytë të Prillit.

“Ortakëria e fundit është ai i 2013, i aleancës së prillit, ajo e ngjalave. Në prill 2020, Meta shkon sërish në prehërin e Ramës. Kemi bërë nëntë reforma zgjedhore, më e poshtra ishte e 2008, që u kthyem si në kohën e komunizmit…”, tha Murrizi në emisionin “Kjo jave”

Pse i mbështeti Meta ndryshimet në Kodin Penal? “Po se nuk janë ndarë kurrë. Si ta besoj që Meta është prishur me Ramën, kur manifestimi i 2 marsit ishte autogol i Bashës. Metën e zgjodhën President këta që janë sot në pushtet. Tani thonë se do therin si dashë bajrami, besoj do e “therin” para Bajramit, këtë Dvoranin…”

A do jetë ai sërish në Parlament? “Që do jem në Parlament, do jem, por për siglën me të parë e me të bërë. Po e mendoj seriozisht për një lëvizje, me një listë ndryshe. Do të kandidoj më 2021, nuk bëhet fjalë fare”, u përgjigj Murrizi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë