Politike

Mustafaj fushatë për Mediun: Punon me cilësi dhe është vizionar

Takimi me shtabin elektoral i kandidatit republikan Fatmir Mediu ishte ndryshe këtë të martë.

Në krah të tij, Mediu kishte edhe një të ftuar dhe mbështetës të tij,  Besnik Mustafajin.

“Shumëfishoni votat dhe bëni që mendimi republikan të jetë legjitim, të jetë i rëndësishëm në qeverisjen e nesërme.

Unë kam besim të madh. Unë e shoh si punon zoti Mediu, miku im, me thënë të drejtën punon shumë, punon me cilësi sepse ne shkëmbejmë shpesh mendime dhe kur them me cilësi, punon me vizion si politikan.

I bën nder sigurisht në radhë të parë Partisë Republikane, vizioni dhe përkushtimi i tij, por i bën nder edhe Shqipërisë, sepse në fund të fundit Partia Republikane është në shërbim të Shqipërisë.

Në Parlamentin e ardhshëm të kemi një zë republikan të fortë, bindës dhe legjitim dhe legjitimiteti përtej marrjes së mandatit, matet me numër votash”, tha Mustafaj gjatë takimit.

Vetë kryerepublikani u fokusua tek Edi Rama.

“…Unë nuk kam njohur apo të kem lexuar një njeri i cili nga mëngjesi deri në darkë të shajë, të fyejë, të përbuzë, jo vetëm kundërshtarin politik, por çdo shqiptar që i del përpara dhe ka një mendim tjetër. Njeri i cili në çdo moment i shërben vetëm interesave të veta të pushtetit dhe nuk pyet se ç`ndodh me njerëzit.

Ne kemi arritur tashmë me Partinë Demokratike të biem dakord në vlerësimin real të çështjes së të drejtës së pronës. Sot kemi një qëndrim të përbashkët, rivlerësim të legjislacionit për pronën, kthim të pronës tek pronari dhe kompensim me vlerën e tregut. Këto janë qëndrime të reja, jo të Partisë Republikane, por janë qëndrime të reja të së djathtës, duke e sjellë atë në binarët real të raporteve të drejta, sepse liria pa pronën nuk mund të funksionojë…”, tha Mediu duke kërkuar që të votohet për numrin 9 si koalicion, ndërsa si kandidat numrin 7 në listën e Tiranës, pozicion në të cilin renditet Mediu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë