I gjendur përballë rezultateve dhe përfundimeve që dalin prej tyre, Besnik Mustafaj tha se Partia Demokratike arriti të rikuperojë abstenimet e simpatizantëve të saj, por nuk krijoi frymë për fitore.
“PD gjendet përpara katër vitesh shumë të vështira. E gjithë Shqipëria gjendet para 4 viteve shumë të vështira.
PD rikuperoi në një masë shumë të madhe abstenimet e simpatizantëve të saj, por nuk arriti të krijojë frymë.
Por për mua nuk mund të gjykohet vetëm fushata, por edhe lideri.
Lideri është përgjegjësi kryesor një filozofinë e partive popullore të qendrës së djathtë.
Sot ne nuk arritëm të krijojmë një frymë. Unë si demokrat pres që të ngrejë frymën të më çojë në fitore.
Ne jemi në rrethanat ku nuk ekziston vota kundër. Pra nuk ka një shoqëri të lirë që voton kundër.
Ne pamë që vota mori Tom Doshi, çfarë përfaqëson partia e Tom Doshit për të pakënaqurit, asnjë gjë.
Pra nuk u votua kundër, por vetëm, pro”, tha Mustafaj.
“Opozita e sotme shkon në Parlament shumë më e fortë dhe kjo është me rëndësi për opozitën.
Të gjitha hipokrizitë e Edi Ramës nuk qëndrojnë sepse gjatë 8 viteve i qëndroi fjalëve të tij kur tha se nuk keni parë gjë akoma”, vijoi ai.
Mustafaj tha se shqetësim mbetet fakti se Rama përveçse ka policinë në dorë, prokurorinë dhe gjykatën ka edhe të inkriminuarit.
“Roli politik është të shkosh në parlament dhe të nxjerrësh mësime në hapat e gabuara që janë hedhur. Karrigia bosh i shërben kundërshtarit politik”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje