Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj e ka bërë zgjedhjen.
Mes Kuvendit të thirrur nga Lulzim Basha dhe referendumit, Mustafaj është shprehur se do të votojë për shkarkimin e kryetarit të partisë.
“Unë jam në mbështetje të kësaj lëvizje dhe nesër do shkoj në referendum të votoj. Unë e kam prapa karrierën politike, por jam demokrat dhe e kam jetën të lidhur me këtë parti. E shoh me shqetësim se Basha po sillet në mënyrë anormale, po bën gjithçka për ta paraqitur veten si viktimë, po bën provokim sistematik. Rezultati do të jetë i dëmshëm për Bashën”, tha Mustafaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje