Ka ndodhur

Muzikë në lokal pas orës policore, gjobitet dhe vihet nën hetim reperi Noizy

Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur me ermin e artit Noizy, është gjobitur dhe vënë nën hetim, pasi ka vijuar muzikën në lokalin e tij pas orës policore.

Policia thotë se 35-vjeçari është proceduar penalisht për veprën penale “prishja e qetësisë publike”.

Në lokalin e tij, në lagjen nr.13 Plazh, Durrës është konstatuar vijimi i festave me muzikë pas orës policore.

Gjithashtu, ndaj tij, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ për zhvillimin e aktiviteteve.

Nën hetim është vënë edhe administratori i një lokali tjetër në Durrës, Indrit Deti 26 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë