Periudhe e errët për Arsenalin në kampionat. Ekipi i madh anglez e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe dhe tani llogaritë bëhen me zonën e ftohtë të renditjes. Një krizë e thellë golash dhe pikësh për të besuarit e trajnerit Arteta, aq sa duket se Arsenali i dikurshëm është vetëm një kujtim i largët.
Një moment i çuditshëm t’i shohësh “Topçinjtë” të luftojnë për qëndrimin në Premier Ligë. Jo vetëm në shtyp dhe personazhet e jashtme të klubit, por me sa duket frika për t’i dhënë lamtumirën nivelit më të lartë të futbollit në Angli është diçka që ka hyrë edhe në kokën e drejtuesve të shoqërisë. Sipas asaj që bën me dije “Daily Mail”, ata kanë paralajmëruar ndryshime në skuadër në rast se Arsenali bie nga Premier Liga.

Klubi ka marrë në konsideratë edhe hipotezën e rënies nga kategoria dhe në kontratat e lojtarëve, në një rast të tillë, ka një shkurtim prej 25% të pagës. Një kërcënim për lojtarët, në mënyrë që ata ta ndryshojnë sa më shpejt. Shkurtimi i mundshëm i pagave të lojtarëve do të bënte që Arsenali të kursente rreth 40 milionë stërlina.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje