Ronaldo Luis Nazario de Lima, ose thjesht Ronaldo apo “Fenomeni”. Futbollisti më i mirë i viteve ’90, sipas ish-mbrojtësit francez, Marsel Desai. Në një intervistë për “World Magazine”, ish-lojtari i Milanit tregon një episod të veçantë për Paolo Maldinin dhe frikën e tij për të përballuar “Fenomenin” në derbi.
“Në historinë e futbollit janë një numër i vogël lojatësh, të cilët kanë qenë më të mirët e gjeneratës së tyre. Duhet të zgjedhësh Pelenë, më pas Maradonën, ndërsa më pas është Ronaldo. Jo Zidane, duhet të zgjedhësh Ronaldon. Luaja me Milanin, kur ai ishte tek Interi. I vetmi rast që e kam parë Paolo Maldinin të shqetësuar ishte kur do të luanim kundër Ronaldos. Më thoshte gjithmonë: ‘Marsel, duhet të qëndrosh pranë meje, kam nevojë për ndihmën tënde. Duhet të jemi gjithmonë të dy kundër tij. Nëse merr topin, ia mbath vrapit dhe nuk e kapim dot më’.

Ishte fantastik, një magjistar. Të gjithë ne mbeteshim gojëhapur kur ai kishte topin në zotërim. I gjithë stadimi mbante frymën. Ishte hera e parë që shihja një gjë të tillë. Por ka qenë vërtet pa fat, sepse ka pasur shumë dëmtime, që them se i kanë hequr 70% të potencialit të tij. Pa ato dëmtime, do të kishte bërë gjithçka i vetëm”, – ka rrëfyer ish-lojtari i Milanit dhe Francës. Desai është përballur me Ronaldon edhe në finalen e Kupës së Botës në vitin 1998, kur Franca e tij fitoi 3-0.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje