Presidenti i Venezuelas, Nicolas Maduro, ofroi të këmbente naftë venezueljane me vaksinat kundër Covid. SHBA i vuri sanksione Venezuelës në vitin 2019 duke ndaluar eksportin e naftës nga vendi amerikano-jugor.
“Venezuela po punon të marrë vaksinat nga OBSH-ja dhe ka metodën e saj për të paguar. Fondet e ngrira nga shtetet e tjera dhe shitjen e naftës,”- u shpreh Maduro në një televizion kombëtar.
“Ne kemi naftë me shumicë dhe jemi gati për “naftën e vaksinës”, por nuk do t’i lutemi asnjeriu.”
Venezuela ka marrë disa doza vaksinash nga Kina dhe Rusia. Në negociata me Organizatën e Shëndetit në SHBA, Venezuela do të merrte vaksina të tjera, por refuzoi, pasi organizata do të shpërndante doza të AstraZeneca-s në Amerikën Latine dhe Presidenti venezueljan nuk pranoi.
Washington-i e quan Maduron një diktator që shkaktoi kolapsin ekonomik të vendit dhe ka shkelur të drejtat e njeriut.
Ndërkohë, Maduro shprehet se Washngtoni po kërkon ta rrëzojë atë me një grusht shteti që të menaxhojë rezervat e naftës në Venezuelë, një ndër më të mëdhajat në botë.
Burimi:Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje