Bota

Nancy Pelosi heq dorë nga drejtimi i Dhomës së Përfaqësuesve

Gazeta Si- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, ka dhënë dorëheqjen.

Pelosi ka udhëhequr demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA për gati dy dekada.

82-vjeçarja është demokratja më e fuqishme në Kongres dhe gruaja e parë që ka shërbyer si kryetare e Dhomës.

Ajo do të vazhdojë të përfaqësojë distriktin e saj në Kaliforni në dhomën e ulët të Kongresit.

Vendimi i saj vjen pasi republikanët parashikohet të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve afatmesme.

Republikani Kevin McCarthy ka të ngjarë të pasojë Pelosin si kryetar.

Gruaja e parë që drejton një parti të madhe në të dyja dhomat e Kongresit të SHBA, Nancy Pelosi do të mbetet gjithashtu në histori si një nga më efektivet, një pasuri e paçmuar për demokratët dhe një kundërshtare e madhe për republikanët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë