Bota

“NATO të marrë leje në Rusi për ndërhyrjet në Europë”. Moska kalon vijat e kuqe

Rusia ka publikuar një set të kërkesave kundrejt SHBA-së dhe NATO-s, që do të mbyllte mundësinë e Ukrainës apo ndonjë vendi tjetër ish-sovjetik të bëhej pjesë e Aleancës TransAtlantike dhe të kontrollohej nga sigurimi i Europës.

Kërkesat e Moskës i kalojnë vizat e kuqe të përmendura nga Putin, që tha se Rusia duhet të tërhiqet nga konfliktet me SHBA dhe NATO. BE-ja dhe SHBA jane shqetësuar se propozimet mund të jenë një prelud i kuftës sepse Rusia ka afruar 100 mijë trupa të tjerë në kufir me Ukrainën.

Putin, i cili mohon synimet për një pushtim të fqinjit të tij, fajëson NATO-n për tensionet e shkaktuara nga armatosja e Kievit dhe trajnimeve provokative që po bën në kufi.

Sergei Ryabkov, ministri i jashtëm rus tha se Moska po kërkon të bëjë negociata mbi propozimet e dhëna. 
“Situata është përshkallëzuar. Uashingtoni dhe aleatët e tij të NATO-s duhet t’i japin fund akteve armiqësore me vendin tonë”,-tyha Ryabkov.

SHBA, ndonëse bëri një telefonatë dy orëshe me Putin, vazhdon të jetë e shqetësuar për retoikën e ashpër të përdorur nga rusët.

Por Rusia e di se shumë nga kërkesat që ka bërë janë të papranueshme; “NATO duhet të marrë leje nga Rusia për të dërguar trupa në vendet ish-komunistë që iu bashkuan NATO-s në 1997.” “NATO duhet të ndalojë ndërhyrjet në Ukrainë, Europën Lindore, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore”dhe të tjera sugjerime që kufizojnë aktivitetin e Ameikës dhe shteteve pjesë e Aleancës.

“Janë gjëra që edhe Rusia e di që nuk pranohen. Ne nuk bëjmë kompromis me sigurinë e Europës dhe shtetet kanë të drejtë të vendosin vetë të ardhmen e tyre”,-tha Jen Psakin, zëdhënësaj për shtyp e Shtëpisë së Bardhë.

Burimi:Financial Times/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë