Bota

Navalni kundër luftës, apel për protesta nga burgu. Rishfaqet ish-presidenti pro-rus Janukoviç

Gazeta Si – Llogaria në Twitter e Aleksei Navalnit, një prej kundërshtarëve kryesorë të Putinit, aktualisht në burg, postoi një status, duke u kërkuar qytetarëve rusë të kundërshtojnë luftën kundër Ukrainës.

“Ne, Rusia, duam të jemi një komb i paqes. Fatkeqësisht, pak do ta thoshin për ne tani. Por le të përpiqemi të paktën të mos bëhemi një komb njerëzish të frikësuar dhe të heshtur dhe i frikacakëve që bëjnë sikur nuk e vënë re luftën e agresionit të nisur kundër Ukrainës nga cari ynë i çmendur. Nuk mundem, nuk dua, nuk do të hesht dhe të shikoj”.

“Putini nuk është Rusia”, – shtoi ai. Pastaj kritiku i ashpër i Kremlinit, nis një apel: “Kudo që të jeni, në Rusi, në Bjellorusi, në anën tjetër të planetit, dilni në rrugë dhe “organizoni një demonstratë: të mos jemi vetëm kundër luftës, le të përpiqemi të luftojmë kundër luftës”.

Navalny, kundërshtari më i shquar i Presidentit Vladimir Putin, u burgos vitin e kaluar pasi u kthye në Rusi nga Gjermania. Ai u shërua ajo që testet laboratorike perëndimore konstatuan se ishte një përpjekje për ta helmuar  me një agjent nervor në Siberi. Rusia mohoi kryerjen e një sulmi të tillë.

Ndërkohë, sipas gazetës ukrainase në internet “Ukrainska Pravda”, Viktor Janukoviç, ish-presidenti ukrainas pro-rus i rrëzuar në vitin 2014 nga trazirat në sheshin “Euromaidan”, thuhet se ndodhet në Minsk të Bjellorusisë.

Putin, sipas “Ukrainska Pravda”, do të ishte i gatshëm të niste një operacion special për ta zhvendosur atë në Kiev në kuadërtë një qeverie-kukullr të orkestruar nga Kremlini, pasi të ketë spastruar qeverinë dhe politikën aktuale të Kievit. Gazeta online citon një burim të inteligjencës së Kievit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë