“Unë kam filluar të dal nga greva e urisë”. Kështu njofton Aleksei Navalni në një postim në Instagram. Kritiku i Vladimir Putinit, i cili ka qenë në repartin e spitalit të kolonisë penale ruse IK-3 për ditë, shtoi se ka humbur “ndjeshmërinë e pjesëve të duarve dhe këmbëve. Unë dua të kuptoj se çfarë është dhe si ta trajtoj, por duke marrë parasysh progresin dhe nga të gjitha rrethanat, unë po filloj të dal nga greva e urisë. Më uroni fat”.
“Miq, zemra ime është plot dashuri dhe mirënjohje për ju, – shkruan Navalni, – por nuk dua që ndokush të ndiejë vuajtje fizike për shkakun tim”.
Disidenti rus, më pas iu drejtua mbështetësve të tij: “Falë mbështetjes së jashtëzakonshme të njerëzve të mirë në të gjithë vendin dhe nëpër botë, ne kemi bërë një përparim të jashtëzakonshëm”.
Navalni filloi një grevë urie në burg në 31 mars për të protestuar ndaj refuzimit të autoriteteve për ta ekzaminuar atë nga mjekët e tij, pasi kishte dhimbje të forta shpine dhe mpirje në këmbë.
Ndërkohë, të paktën 1,921 njerëz u arrestuan në Rusi gjatë protestave të së mërkurës në mbështetje të Navalnit.
Kjo është raportuar nga OJQ-ja Ovd-Info. Sipas organizatës, 827 persona përfunduan në paraburgim në Shën Petersburg, 170 në Ufa, 73 në Kazan, 58 në Barnaul, 57 në Voronezh dhe 53 në Soçi. Janë 31 persona të ndaluar në Moskë. Në total, ka ndalesa në 101 qytete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje