Gazeta Si – Situata e disidentit rus Alexei Navalni, në burg në Rusi, “është kritike dhe të gjithë jemi shumë të shqetësuar”.
Ruslan Shaveddinov, njeri i afërt me kundërshtarin e Putinit dhe mbështetës i tij, tha për gazetën britanike “The Guardian” se të premten mbrëma 48-vjeçari ndjeu dhimbje të forta në stomak.
“E kuptuam që ishte diçka shumë e rëndë, sepse u thirr një ambulancë”, shpjegoi ai, duke shtuar se autoritetet e burgut refuzuan ta shtronin Navalnin në spital.
Përfaqësuesi i blogerit, beson se ai u helmua dhe Shaveddinov sqaron: “Ne mendojmë se ata gradualisht po e vrasin atë me një helm me veprim të ngadaltë përmes ushqimit”.
Shaveddinov tha se një ambulancë u thirr javën e kaluar në koloninë penale të sigurisë maksimale IK-6 në Melekhovo, 250 km nga Moska, ku po mbahet Navalni.
Dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë përditësim për gjendjen e tij shëndetësore, sepse “autoritetet e burgut po bëjnë gjithçka për ta izoluar”, shtoi aleati i kundërshtarit 46-vjeçar rus, i cili duhet të vuajë 11 vjet burg për mashtrim dhe përbuzje ndaj gjykatës. Pretendime që sipas grupeve të të drejtave të njeriut janë sajuar për t’i mbyllur gojën atij.
Sa i përket hipotezës së helmimit, Shaveddinov kujtoi se Navalni kishte qenë tashmë viktimë e “Novichok”, një agjent nervor i prodhuar sovjetik, gjatë një udhëtimi në Siberi në vitin 2020, i cili kërkonte trajtim në Gjermani.
“Mund të tingëllojë si paranojë, por pas ‘Novichok’-ut duket plotësisht e besueshme. Ai humbi 8 kg në dy javë, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe mjekët nuk i thonë pse ka kaq shumë dhimbje”, shtoi aleati i tij.
Shqetësimet për shëndetin e Navalnit, janë shtuar muajt e fundit, aq sa në fillim të këtij viti një grup ligjvënësish dhe mjekësh rusë sfiduan Kremlinin duke nënshkruar një peticion duke kërkuar trajtim adekuat mjekësor nga blogeri anti-Putin.
Postimi i fundit i Navalnit në rrjetet sociale daton të enjten, një ditë para se gjendja e tij të përkeqësohej. Me atë rast ai kishte nisur një apel për autoritetet gjeorgjiane që të lirojnë nga burgu ish-presidentin Mikheil Saakashvili dhe t’i nënshtrohej trajtimit mjekësor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje