Bota

Navalni rishfaqet me kokën të qethur: Jam burgosur në një kamp përqendrimi

“Duhet të pranoj që sistemi rus i burgjeve arriti të më befasojë. Nuk mund ta imagjinoja se ishte e mundur të organizohej një kamp përqendrimi i vërtetë 100 kilometra nga Moska”.

Aleksei Navalni është rishfqur në Instagram, ku ka publikuar një foto të tij me kokën të qethur zero.

Opozitari rus, nuk ka raportuar për keqtrajtime dhe në të vërtetë, thotë se të gjithë janë “miqësorë dhe të përzemërt”.

“Është rutina e përditshme, respektimi i të gjitha rregullave të pafundme. Kamera kudo, të gjithë monitorohen dhe bëhet një denoncim për shkeljen më të vogël”.

Diçka si “viti 1984 i Orëell, edukimi përmes dehumanizimit”, thotë ai përsëri.

“Ka edhe momente shumëngjyrëshe në të zezën dhe të bardhën e jetës së përditshme. Për shembull, unë kam një pllakë emri dhe një foto në gjoks dhe nënvizohet nga një shirit i kuq i bukur. Në fund të fundit, unë jam i prirur të arratisem, mos harroni? Natën zgjohem çdo orë, ku shoh një gardian pranë shtratit tim për të më kontrolluar. ‘Është ora 02:30, i burgosuri Navalni është në vendin e tij’, raporton ai. Pas kësaj unë bie përsëri në gjumë me mendimin se ka njerëz që më kujtojnë dhe nuk do të më humbasin kurrë. Është e bukur, vërtet?”.

Postimi përfundon me një “përqafim për të gjithë”.

Navalni është arrestuar në Moskë në janar 2021, menjëherë pasi është kthyer nga Gjermania, ku është shëruar nga helmimi me agjent nervor.

Ai pretendon se është helmuar në muajin gusht 2020, në një fluturim drejt Siberisë, ndërsa laboratorët perëndimorë kanë treguar se agjenti i përdorur në sulm, ka qenë “Noviçok”.

Navalni ka fajësuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për urdhërimin e sulmit ndaj tij, por Kremlini e ka mohuar përfshirjen.

Në fillim të shkurtit, një gjykatë në Moskë ka konstatuar se opozitari, gjatë kohës që ndodhej në Gjermani, ka shkelur dënimin me kusht, për një akuzë të përvetësimit të fondeve.

Gjykata ka urdhëruar Navalnin që të shërbejë dy vjet e gjysmë në burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë