Një gjykatë në Moskë i ka quajtur organizatat politike të kryesuara nga disidenti rus, Aleksei Navalni, si “ekstremiste”, duke ndaluar të gjitha aktivitetet dhe duke e bërë personelin përgjegjës për ndjekje penale.
Në një deklaratë, gjykata shpjegoi se grupet themeluese të aktivistit, janë të ndaluara me efekt të menjëhershëm për të “shpërndarë informacione që nxisin urrejtje dhe përbuzje ndaj zyrtarëve qeveritarë”.
Disidenti rus komentoi vendimin e gjykatës së Moskës, duke thënë se “ai nuk do të tërhiqet”. “Ne do të menaxhojmë, do të evoluojmë, do të përshtatemi. Por ne nuk do të tërhiqemi nga qëllimet dhe idetë tona. Ky është vendi ynë dhe nuk kemi asnjë tjetër”, shkroi Navalni në llogarinë e tij në Instagram pas njoftimit të vendimit.
Ministri i Jashtëm britanik, Dominik Rab, e përshkroi vendimin e gjykatës ruse që nxori jashtë ligjit organizatat politike të liderit të opozitës, si “perverse”.
“Është një sulm tjetër ‘kafkian’ ndaj atyre që luftojnë kundër korrupsionit dhe shoqërive të hapura dhe është një përpjekje e qëllimshme për të ndaluar opozitën e vërtetë politike në Rusi”.
SHBA-të kanë dënuar vendimin “veçanërisht shqetësues” të drejtësisë ruse, për të caktuar grupet e organizatës së Aleksei Navalnit, si “ekstremistë” dhe bëri thirrje për lirimin “e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të kundërshtarit.
“Ky vendim, i vë punonjësit, vullnetarët dhe simpatizantët në të gjithë Rusinë, nën kërcënimin e ndjekjes penale dhe burgimit për ushtrimin e të drejtave themelore të njeriut të garantuara nga kushtetuta ruse”, – denoncoi zëdhënësi i diplomacisë amerikane, Ned Price.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje