“Përshëndetje si jeni, unë jam Roland Bejko kandidat i Partisë Demokratike për Tiranën”, i drejtohet Bejko, të rinjve që i ka parë me bollëk nëpër lokale kafenesh në një ditë jave kryesisht afër Fakultetit të Drejtësisë.
Në një video përmbledhëse 8 minutashe të Roland Bejkos në faqen e tij Facebook vihet re qartazi një fenomen i dukshëm; indiferentizëm i të rinjve, kur Bejko u drejtohet.
Shumica prej tyre e marrin rëndom broshurën që u ofron kandidati i Tiranës teksa qëndrojnë ulur në karriget e kafenesë pa bërë asnjë pyetje shtesë.
Ka edhe nga ata që bezdisen kur shohin një politikan të kollarisur (pavarësisht se kush) që ka marrë me vete edhe njerëz nga stafi i tij dhe sigurisht një kamerë.
“Më zuri gjuha lesh, se lesh në kokë nuk kam, duke u thënë studentëve, angazhohuni, bëhuni pjesëmarrës, reagoni, mos ktheni kurrizin kur shikoni një njeri qe merret me politikë, por dilni përballë dhe thojini se çfarë duhet të bëjë, për Tiranën, për Bashkinë, kushdo qoftë”, u tha Bejko tre të rinjve kur pasi i pyeti se a ishin nga zona e tij (Gjirokastra) i përshëndeti me nga një kopje të programit të shpërndarë në formën e një broshure.
Ndryshe nga të rinjtë indiferentë një burrë në moshë që i tha se dikur kishte punuar gazetar ishte dukshëm i fryrë me politikën.
“A ke ti vlerë intelektuale se disa i kemi parë?”
“Do përpiqemi që të bëjmë një parti me vlerë, do bëjmë një PD të djathtë…”, i thotë Bejko
“Prapë me Sali Berishën?” e pyet qytetari
“Jo jemi ndarë”, u përgjigj Bejko.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje