Është mundur ta marrë me sportivitet dhe pak me humor e ironi trajneri i Evertonit, Karlo Ançeloti, situatën që është krijuar së fundi në futbollin britanik, pas shtimit të rasteve të infektimit nga Koronavirusi. Trajneri i njohur italian, në prag të ndeshjes me Volverhemptonin, siç raporton “The Independent”, ka prekur edhe temën e protokollit që bota e futbollit duhet të respektojë per të mbajtur larg Covid-19.
Më shumë Ançeloti është ndalur te hipoteza për ndalimin e festës së lojtarëve, kur skuadra e tyre shënon gol. “Duhet të them me ndershmëri se deri tani nuk ka rregulla që ndalojnë festën në grup pas një goli të shënuar”, – ka thënë fillimisht trajneri i Evertonit.

“Ne duhet të jemi të bashkuar dhe korrektë për të zbatuar rregullat e protokollit. Nëse Premier Liga do të na thotë se nuk duhet të festojmë për golat, ne do të ndjekim rregullat. Ose, mund të mos shënojmë më gola. Ju si mendoni? Nëse nuk shënon, nuk ke pse feston”, – ka shtuar pastaj me ironi trajneri italian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje