Ka ndodhur

Ndalohet i dënuari me 18 vjet burg, vrau në vitin 2020 një person në Durrës

Gazeta Si – Një 39-vjeçar në Manzë është arrestuar pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për dënimin e tij me 18 vjet burgim.

Shtetasi Afrim Kila, së fundi ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi” dhe është dënuar për vrasjen e një personi në vitin 2020.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në Ishëm, ku Kila goditi personin me mjete të forta dhe më pas në rrugë e goditi me automjet, duke i shkaktuar vdekjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë