Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se vendi i tij ka paraqitur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ndërsa po kërkon nga paneli i saj i gjyqtarëve që të urdhërojë urgjentisht ndalimin e pushtimit nga Kremlini.
“Ukraina ka paraqitur një padi kundër Rusisë në Gjykatën e Hagës. Rusia duhet të mbajë përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin.
Ne kërkojmë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak tani dhe presim që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme”, shkruan presidenti ukrainas në Twitter.
Ukraine has submitted its application against Russia to the ICJ. Russia must be held accountable for manipulating the notion of genocide to justify aggression. We request an urgent decision ordering Russia to cease military activity now and expect trials to start next week.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 27, 2022
Rusia do të përballet me akuzën për gjenocid. Presidenti tha se kërkojnë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të largohet nga territori i Ukrainës.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila ka selinë në Hagë, është gjykata më e lartë e OKB-së dhe vendos nëse një shtet ka shkelur apo jo ligjin ndërkombëtar.
Gjykata nuk mund të ngrejë kallëzime penale kundër krerëve individualë të shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje