Ka ndodhur

Ndërron jetë edhe vajza e dytë e familjes Gjoka, pas shpërthimit të bomblave në Velipojë mëngjesin e 4 korrikut

Ka ndërruar jetë edhe vajza 15-vjeçare e familjes Gjoka, në Velipojë pas shpërthimit të gazit në hotel.Klarisa Gjoka pësoi djegie të shumta në trup, bashkë me nënën, vëllanë e mitur dhe dy motrat, njëra prej të cilave humbi jetën pak ditë më parë.

15-vjeçarja ishte dërguar për trajtim mjekësor më të specializuar në Itali, së bashku me tre familjarët e tjerë, por nuk ka mundur dot t’iu mbijetojë plagëve të rënda.
Ajo ka ndërruar jetë pak ditë pas vdekjes së motrës së saj, 19-vjeçares Daniela Gjoka, po në Itali. Ndërkohë që vijojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore edhe nëna me djalin e mitur.Katër anëtarët e familjes Gjoka, nga Gajushi i Lezhës, kishin shkuar për të pastruar hotelin e tyre në Velipojë, për ta bërë gati për pushuesit, por ngjarja ndodhi kur e ëma e vajzave ishte ngritur të bëjë kafenë e sapo kishte  ndezur bombolën e gazit, shpërtheu flaka, për shkak të rrjedhjes së gazit të shtatë bombolave, duke shkrumbuar hotelin dhe duke i plagosur ato rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë