Futboll

Ndërron jetë ish-presidenti i Real Madrid, Lorenzo Sanz

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz. Ish-drejtuesi i lartë i madrilenëve ishte i shtruar në spital prej datës 17 mars dhe nuk ia ka dalë ta fitojë betejën me Koronavirusin.

Real Madrid i jep lamtumirën një prej figurave të tij historike. Lorenzo Sanz ka qenë president i klubit të madh spanjoll në periudhën 1995-2000. Ai ishte infektuar nga Koronavirusi gjatë kësaj jave dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Ish-presidenti i Real Madrid, Lorenzo Sanz. Gazeta Si, 21 mars 2020

Lajmin e ka dhënë “Cadena Cope”, që shpjegon se ish-presidenti i Realit ishte shtruar në spital që prej datës 17 mars, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar pas 8 ditësh me temperaturë të lartë. Si president i Realit, Sanz arriti të fitonte dy Champions League brenda dy vjetësh, duke mundur në finale Juventusin dhe Valencian.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë