Ka ndodhur

Ndërron jetë punonjësi i policisë në Kamzë

Një efektiv policie në Kamëz ka ndërruar jetë paraditen e të martës, njofton Policia e Tiranës.

Sipas informacionit paraprak dhe nga këqyrja paraprake, rezulton se 59-vjeçari me inicialet N.D ka vdekur nga një arrest kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se efektivi ka qenë duke lënë shërbimin, pasi kishte punuar në patrullë gjatë paradites dhe ka ndërruar jetë para komisariatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë