Papa Françesku tregoi se ka një rishikim të kodit penal të kishës katolike. Ndër hapat e parë që ka ndërmarrë kisha është se do të ketë ndëshkime për priftërinjtë dhe të tjerë që “përdorin forcën, kërcënimet apo abuzimin e autoritetit” për të kryer akte seksuale. Priftërinjtë që kryejnë akte të tilla kundër të miturve apo të rriturve mund të përjashtohen nga kisha, ndërsa punonjësit mund të hiqen nga puna ose të ndëshkohen me gjoba. Më tej në kodin e rishikuar theksohet se peshkopët dhe figura të tjera të larta mund të mbahen përgjegjësi nëse nuk marrin masat e duhura për të hetuar dhe ndëshkuar priftërinjtë. Një klauzolë e re trajton si akt penal veprimet e priftërinjve për të “zbutur” apo ndjellë të mitur që të angazhohen në pornografi. Ndryshimet njoftohen pas 14 vjet studimesh dhe në vazhdën e ndryshimeve që kisha katolike po bën prej vitesh në përpjekje për të ntrajtuar problemin e abuzimit seksual.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje