Ka ndodhur

Ndihet keq në qeli, vdes rrugës për në spital i burgosuri 52-vjeçar në Fier

Gazeta Si – Një 52-vjeçar, i arrestuar për prodhim dhe shitje narkotikësh ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në Spitalin Rajonal të Fierit për shkaqe ende të paqarta.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se Simon Toska është pranuar në burgun e Fierit dhe në momentin e parë është konsultuar me mjekët e institucionit, ku nuk ka deklaruar probleme shëndetësore.

Më 3 maj, Toska është ankuar te personeli për lodhje dhe pas kontrolleve që rezultuan normale iu vendos një perfuzion, ku më pas referoi se ndjehej mirë.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve në orët e para të mëngjesit të 4 majit, Toska shfaqi probleme me frymëmarrjen. 10 minuta më vonë ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fierit, ku është asistuar me masazh kardiak.

“Në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, i është dhënë ndihma mjekësore (goditja me kardio-version), në EKG konstatohet asistoli. Me gjithë ndihmën mjekësore që i është dhënë këtij shtetasi, mjekët e Spitalit Fier konkluduan se, shtetasi Simon Toska ka bërë exitus letalis (vdekje)”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së burgjeve.

Paraprakisht, dyshohet se i burgosuri ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti. Megjithatë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë