Lajme

Ndihmuan serbin të arratiset, 6 të arrestuar në Kukës

Policia e Kukësit ka arrestuar 6 persona, mes të cilëve dy punonjës policie, pasi kanë ndihmuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin t’u larguar nga vendi i qëndrimit, shtetasin serb S.V., 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi.
Ky i fundit ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie” dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat, në Kukës.
Strukturat e Komisariatit tw Policisë Kukës në bashkëpunim me Sektorin e SHÇBA-së nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, arrestuan në flagrancë 6 shtetas:
– K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës;
– J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci;
– R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë;
– F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;
– K.S., 53 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës;
– Xh.N., 43 vjeç, banues në Kukës, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.
Gjithashtu nisi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim, kryer në bashkëpunim”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë