Politike

Ndikimi rus, Rama në Bruksel: Nëse BE nuk është aktive, gjërat bëhen problematike  

Në fjalën e tij nga Brukseli në sesionin e diskutimit rreth Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt të martën në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se, Bashkimi Europian duhet të mendojë më shumë për financat drejt Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë u ndal edhe në marrëveshjen e nënshkruar mes vendeve të BE dhe Ballkanit, ku iu jep mundësi çdo të riu, edhe atyre shqiptar që të studiojnë online në çdo universitet të BE-së pa qenë e nevojshme të emigrojnë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se rajoni duhet të rrijë bashkë me BE pasi ka shtresa të ndikimit rus që mund të sjellin problematika të mëdha.

“Në vendet e tyre, ndikimi rus është real. Në Shqipëri, askush nuk do t’ia dijë për Rusinë kështu që e hoqën qafe Stalinin më parë dhe tani po u hyn nga dera e pasme. Rajoni duhet të rrijë bashkë dhe BE bashkë me të. Ekzistojnë këto shtresa të ndikimit rus. Në një qasje jo shumë aktive nga BE, gjërat mund të përfundojnë në një telash e të bëhen problematike. Prandaj duhet të jemi bashkë. Edhe Serbia është e përfshirë deri më tani. Jo tërësisht kur vjen fjala për sanksionet por për dënimin e agresionit”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë