Barazi gjinore në sport. CIO (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar), jo pa vështirësi, – pasi ka kohë që lufton për këtë gjë, – ka marrë një vendim historik në mbledhjen e zhvilluar së fundi në Lozanë. Ka bërë një modifikim të protokollit të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, duke nisur nga “Tokyo 2020”. Të gjithë vendet pjesëmarrëse, do të kenë dy flamurmbajtës, një mashkull dhe një femër. Kështu, të gjithë Komitetet Olimpike Kombëtare janë inkurajuar për ta shfrytëzuar këtë mundësi.
Në Japoni po diskutohet shumë për zhvillimin e Lojërave Olimpike, por drejtuesit vazhdojnë të japin garanci se nuk do të ketë shtyrje. Do të jenë 206 skuadra, plus edhe skuadra e refugjatëve. Çdo delegacion kombëtar është i detyruar për herë të parë të caktojë një sportist dhe një sportiste si flamurmbajtës në ceremoninë e hapjes. CIO, atyre vendeve që nuk do të arrijnë të kenë një sportist, apo një sportiste, do t’u garantojë një kuotë shtesë.

“Lojërat e Tokios, – ka thënë presidenti i CIO-s, Thomas Bach – me 48.8% të pjesëmarrësve femra, do të jenë të parat në barazi të plotë gjinore. Vendimi i fundit konfirmon se sa e rëndësishme është për ne kjo gjë”.
Shqipëria ka deri tani dy sportistë që e kanë të sigurt pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, atleten Luiza Gega dhe shtangistin Briken Calja. Janë të dy të kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike, por mund të ketë edhe sportistë të tjerë që mund të shkojnë me ftesë në Japoni. Në këtë rast, Shqipëria nuk përfiton kuotë shtesës, sepse e ka një sportist dhe një sportiste pjesëmarrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje