Këtë të enjte janë bërë disa ndryshime në Policinë e Shtetit. Me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu dhe me miratimin e Ministrit të Brendshëm ka marrë gradën Drejtues i Lartë dhe është emëruar në detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Albert Dervishi, deri sot në detyrën e Drejtorit të Rendit.
Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit Drejtues i Lartë Idajet Faskaj, është liruar nga kjo detyrë dhe është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe ka marrë gradën Drejtues i Parë.
Drejtori i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtues i Parë Pëllumb Seferi, është emëruar Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ka marrë gradën Drejtues i Lartë.
Këto ndryshme sipas zyrës së shtypit të Policisë së Shtetit vijnë me qëllim dhënien e një impulsi të ri, por edhe për shkak të largimit të zv/drejtoreshës Aida Hajnaj.
Ajo do të fillojë detyrën e re si drejtore e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në ambientet e Policisë së Shtetit është kryer një ceremoni për të vlerësuar punën e Hajnajt.
Ndër të tjera, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i ka dorëzuar Hajnajt certifikatën për shërbime të dalluara me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës për zhvillimin e vazhdueshëm të standardeve policore, në shërbim të Policisë së Shtetit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje