Ne rrjet

Ndryshimet Kushtetuese / Kovaçevski: Mund të kemi takim liderësh. Mickoski: S’do të ketë shumicë

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski pret një vit të ndryshimeve dhe përsëri bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai nuk beson që Qeveria do të mbledhë shumicën e kërkuar për ndryshimet kushtetuese për të cilat, pasi qëndrimi i VMRO-së nuk ka ndryshuar.

“Qëndrimi është se ky Parlament nuk ka mandat të ndryshojë Kushtetutën sepse as opozita ka marrë pjesë në krijimin e asaj marrëveshje, e as opozita është pajtuar me atë marrëveshje, e as, ka dalë para qytetarëve që të premtojë se do të ketë ndryshime kushtetuese. Kështu që sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të dalim të gjithë me zgjidhje të problemit të cilin e solli qeveria e BDI-së e mbështetur nga LSDM-ja, prandaj qytetarët janë ata që do të vendosin se kujt do t’ia japin besimin. Do të kenë disa opsione kështu që qytetarët janë ata të cilët do të japin udhëzime ku do të duhet të lëvizë Maqedonia”, deklaroi Mickoski në Vevçan.

A beson se Qeveria do të grumbullojë shumicë për ndryshimet kushtetuese?

Lideri i opozitës maqedonase u përgjigj se nuk beson se do ta ruajë as shumicën për mbështetje të kësaj Qeverie, ndërsa për ndryshimet kushtetuese, tha, shumicë nuk do të ketë.

Zaev dhe Mickoski (Foto nga Arkivi)

Por Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e përjashton mundësinë për takim të ri të liderëve politik në Maqedoni ku mes tjerash do të diskutohej edhe çështja e ndryshimeve kushtetuese. Kovaçevski tha se për momentin nuk ka ndonjë plan të tillë, por që është i gatshëm për takime.

“Për momentin nuk është planifikuar takim i ri i liderëve, megjithatë unë nuk përjashtoj një mundësi të tillë ku do të mund të flasim përsëri në lidhje me çështjet më të rëndësishme”, tha mes tjerash Kovaçevski.

I pari i ekzekutivit theksoi se është koha që të veprohet në rrugën drejt BE-së e jo të jepet vetëm mbështetje në mënyrë deklarative.

“Procesi i ndryshimeve kushtetuese është proces që ka kornizën e saj, korrnizë që është shkrua me ligj, me Kushtetutën e shtetit, në cilën mëynrë bëhen ndryshime kushtetuese, ky proces kërkon përfshirje të ekspertëve dhe politikës që do të thotë se në nivel politik normal që ka bisedime, për këtë ka nevojë për konsensus më të gjerë shoqërorë dhe politik”, tha mes tjerash Kovaçevski.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë