Aktivistët e Nismës Thurje kanë zyrtarizuar kërkesën për nisjen e procedurave për mbledhjen e firmave për të kërkuar mbajtjen e një referendumi për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Në një deklaratë nga selia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Endri Shabani, kreu i Nisma Thurje, njoftoi se dorëzuan kërkesën për marrjen e formularëve tip për mbledhjen e 50 mijë firmave dhe tashmë KQZ brenda 20 ditëve duhet t’u dorëzojë dokumentacionin.
“Shqipëria sot ka nevojë emergjente për një rotacion politik, i cili po mbahet peng me këtë sistem zgjedhor. Këtë betejë e nisëm në 2020 ku kishim një fitore të pjesshme. Ka ardhur koha t’i japim goditjen e fundit këtij sistemi që do të mund të lejojë rotacionin. I kemi kërkuar KQZ formularët tip të cilat duhet të na vihen në dispozicion brenda 20 ditësh dhe menjëherë do të nisim me mbledhjen e firmave”, tha Shabani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje