Meksika ka regjistruar 33.308 vrasje në 2021-shin, me një mesatare prej 91 vrasjesh në ditë. Një shifër shokuese por që tregon një rënie me 3.6% në krahasim me dy vite më parë. 50% e vrasjeve kanë ndodhur në 6 shtete nga 32, por autoritetet meksikane këmbëngulin se është një tendencë në rënie, shkruan France24
Në vitin 2019 u regjistrua shifra rekord prej 34.690 vrasjesh, ndërsa në 2020-ën pavarësisht aktiviteteve të reduktuara sociale si pasojë e pandemisë së Covid u regjistruan 34.554 vrasje. Rreth 340 mijë persona janë vrarë në vend që nga 2006, kur ish presidenti Felipe Kalderon shpalli luftë totale ndaj trafikut drogës.
Meksika numëron më shumë se 95 mijë persona të zhdukur, sipas të dhënave zyrtare nga komisioni kombëtar i kërkimit. Zhdukjet nisën me luftën e autoriteteve kundër lëvizjeve revolucionare të së majtës në vitet ’60 – ’80.
Pavarësisht kësaj, vendi me 128 milion banorë është në vend të shtatë mes vendeve më turistike në botë. Në vitin 2019 45 milion turistë kanë vizituar vendin sipas Organizatës botërore të turizmit.
Burimi: France24/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje