Ne rrjet

Në 21 mars kalon pranë Tokës asteroidi më i madh i vitit

Pas 10 ditësh, të dielën në 21 mars, pritet që të kalojë asteroidi më i madh i vitit.

I quajtur “2001 FO32”, kujton Laboratori “Jet Propulsion” i NASA-s, asteroidi ka një madhësi të vlerësuar midis 440 dhe 680 metra dhe do të kalojë në një distancë të sigurisë absolute nga Toka: mbi 2 milionë kilometra, që është më shumë se pesë herë distanca mes Tokës dhe Hënës.

Asteroidi thonë shkencëtarët, bën një xhiro rreth diellit në 810 ditë, por ai nuk do të kthehet të kalojë pranë Tokës deri në vitin 2052, kur do të përshkruajë një distancë prej 2.8 milionë kilometra.

Pra, nuk ka asgjë që mund të përfaqësojë një rrezik, madje as në të ardhmen e afërt.

Veçori, është shpejtësia e lartë e kalimit: 124,000 kilometra në orë, më e madhe se shumica e trupave të ngjashëm që kalojnë në pjesë të planetit tonë.

Arsyeja është orbita shumë e zgjatur e “2001 FO32”, e cila e çon atë të rrotullohet shumë afër Diellit dhe për këtë arsye përshpejtohet tërheqja gravitacionale diellore.

Sidoqoftë, kalimi i tij në 21 mars, ofron një mundësi të shkëlqyer për astronautët për të vëzhguar asteroidin dhe për të kryer analiza të mëtejshme shkencore me teleskopin 3.2 metra të NASA-s në majën e vullkanit Mauna Kea në Hawaii dhe me vëzhgimet e radarëve nga “Deep Space Network”.

Në fakt, parashikohet të jetë një spektakël, edhe për kureshtarët dhe të pasionuarit amatorë, që sigurisht nuk do të heqin dorë nga mundësia për ta shoqëruar shfaqjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë