Rend dhe Ligj

Në 24 orë ndëshkohen 253 qytetarë

Policia njofton se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë evidentuar 16 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Po ashtu, policia thotë se janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 253 shtetas, të cilët janë konstatuar duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Ndërkohë, në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi E. I., banues në Tiranë, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme është konstatuar duke lëvizur me këmbë dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë në detyrë, duke e goditur me sende të forta.

Në Korçë është proceduar penalisht shtetasi O. A., banues në Lushnjë, pasi, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit për ta shoqëruar në Korçë, për t’u karantinuar në hotelin nga i cili ishte larguar.

Po ashtu, në të gjithë vendin janë konstatuar 2 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/247377319985229/?__xts__[0]=68.ARDfKgxG7CxT6DBEqCuAtqPnFXjYNxrysviNpbgHA8jKR7pFpaDalLtzLW7ucv3PXExO3nejQ9dkUkTQlSLiyFTWXaI_lO1nObOJa_BOa9HFvMvMnguRNBe2WnZahz2MFTjAm8Pub8a-WPhWoWQ-kROJwgQBAw7Xc8V7wyhH5JfE8Gap_ifKSbYCTJ1SCPh3GXWSGgEDqq_wR_3kZCzWX62FMSU0d4Hm-fVUCvhn2_mOmbKGJLclG2CmlmT5sEsoG37TkekHyR7Rnjr1nYhG0nfABgVpUbWWUvUX_2XhorKTk0O_JYRiN78ssrP9E-DujXewgPTy2Q7yVcTn8eBFkTXgXJxnPtVCO8xhJa3E&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë