Politike

Në ditën e gjyqit për vulën e PD, Berisha thërret protestën kombëtare

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që protesta e radhës, ajo kombëtare të mbahet me 3 mars.

 Një vendim për protestë që përkon pikërisht me ditën që gjykata e Apelit do të vendosë përfundimisht mbi gjyqin e vulës së Partisë Demokratike. Pra se cili do të njihet zyrtarisht si kryetar i Partisë, Lulzim Basha apo Sali Berisha.

Vetë ish-kryeministri Sali Berisha pati deklaruar se askush nuk mund t’ja marrë dot logon e PD-së, duke paralajmëruar radikalizim të qëndrimeve. Ndërkohë që një protestë tjetër është paralajmëruar të mbahet këtë të enjte, para selisë së Kuvendit, në momentin kur do të zhvillohet seanca parlamentare.

Mos dhënia e vendimit nga gjykata e apelit ka lënë pezull edhe vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përcaktimin e anëtarëve të KZAZ dhe KQV-ve, pra se kush do të ketë të drejtën e emërimit të tyre, grupimi Berisha apo ai që tashmë përfaqësohet nga Alibeaj. Kjo do të vendosë edhe fatin e kandidatëve të opozitës për kryetar bashkie, nëse do të regjistrohen në emrin e PD-së, nga Berisha dhe mbështetësit e tij, apo do të aplikohet skenari që i 6 marsit, duke përdorur logon e Partisë së Lirisë së Ilir Metës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë