Gazeta Si – Një 28-vjeçar ka rënë në pranga në Korçë me akuzën për transportim të emigrantëve të paligjshëm.
Poliia tha se Selami Zyberi u kap në aksin rrugor Qafë Plloçë-Qukës, pasi po transportonte me furgon 25 shtetas të huaj që do të kalonin ilegalisht kufirin.
Sipas policisë, i riu merrte nga 300 deri në 1000 euro nga emigrantët. Zyberi ka tentuar dhe të mos i bindet urdhrit të policisë dhe është larguar me shpejtësi, por më pas është arrestuar.
Uniformat blu i kanë sekuestruar automjetin, një aparat celular dhe një shumë parash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje