Edhe pse duhen edhe disa muaj deri në merkaton e verës, klubet e mëdha europiane kanë qartësuar që tani idetë për lojtarët që do të afrojnë. Ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se në qendër të merkatos nuk janë vetëm sulmuesit, siç ndodh gjithmonë, por edhe mbrojtësit, vlera e të cilëve është rritur ndjeshëm.
Kalidu Kulibali, mbrojtësi i Napolit, tashmë është vënë në shënjestrën e kampionëve të Europës, Bajernit të Mynihut. Sipas “Tuttosport”, klubi bavarez po punon pa zhurmë për të siguruar një nga mbrojtësit e qendrës më të mirë të momentit. Javët e fundit janë bërë edhe kontaktet e para nga përfaqësues të Bajernit për të mbërritur te blerja e futbollistit franko-senegalez. Për momentin nuk ka ende shifra në lidhje me këtë pistë.

Një tjetër klub i madh që kërkon me çdo kusht një mbrojtës kalibri është Mançester Junajtid. Dhe objektivi i “Djajve të kuq” është Rafael Varane, francezi i Realit të Madridit. Për të anglezët ofrojnë 70 milionë euro, por duket e vështirë që Reali ta lëshojë, aq më tepër kur edhe largimi i kapitenit Serxhio Ramos duket i sigurt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje