Ka ndodhur

Në Kapshticë rikthehen radhët e gjata në doganë, pala greke redukton sportelet

Fundi i këtij muaji ka rikthyer radhët kilometrike në doganën e Kapshticës, ku me qindra emigrantë janë në pritje për të kaluar drejt Greqisë.

Mësohet se pala greke po punon me kapacitete të reduktuara, ndërsa temperaturat e larta e kanë bërë edhe më të vështirë pritjen.

Radha e mjeteve të vogla dhe autobusëve është krijuar në tokën neutrale dhe territorin e doganës greke.

Ndërkohë, fluksi i lartë i hyrje-daljeve po menaxhohet pa vonesa nga pala shqiptare, e cila punon me 3 sportele në dalje dhe 2 sportele për përpunimin e dokumentacionit të udhëtarëve dhe mjeteve që hyjnë në Shqipëri.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet greke punojnë vetëm me një sportel në hyrje, duke shkaktuar kaos dhe detyruar qytetarët të presin disa orë për të kryer procedurat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë