Rend dhe Ligj

Në kërkim për trafikim droge, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, të dënuar për trafikim të drogave të forta.

Policia thotë se është kapur 38-vjeçari Nadir Lutaj, në rrugën “Todi Shkurti”. Ai ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në vitin 2013, në pikën e kalimit kufitar Vlorë, brenda një automjeti janë gjetur 8 pako me peshë 4.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, si dhe është shpallur në kërkim pronari i mjetit, Nadir Lutaj.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/652070098678021/

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë