Ka ndodhur

Në kërkim për vjedhje, arrestohet 24-vjeçari nga Bulqiza

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim për vjedhje.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi E. R., 24 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër (të ndaluar më parë nga policia), pranë antenave të kompanive celulare në Fushë-Bulqizë, ka vjedhur lëndë djegëse (naftë), dhe disa sende të tjera.

Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera ku dyshohet se shtetasi i lartpërmendur në bashkëpunim me një bashkëpunëtor të tij, të ndaluar më parë nga policia, janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura më parë në rrethin e Bulqizës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë